Vlorë, asgjësohen 702 rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Vlorë, asgjësohen 702 rrënjë kanabis sativa

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 11:10

702 rrënjë bime narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës në territorin e këtij qytetit.

Bima narkotike është zbuluar në fshatin Penkovë të Komunës Vllahinë, dhe pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i Penkovës”, i cili ndodhet në anën veriore të fshatit. Në këtë zonë, sipas bluve të Vlorës, u konstatuan 4 parcela në të cilat ishin mbjellë 302 rrënjë bimë narkotike me lartësi nga 1 m - 1.5 m.

Gjithashtu, në fshatin Gorrisht të Komunës Vllahinë, dhe pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i Mërtiraj”, u konstatuan 9 parcela me 400 rrënjë bimë narkotike lartësia e të cilave shkonte nga 80 cm - 1.80 c m.

Sipas policisë bëhet e ditur se toka ku është kultivuat lënda narkotike ka qenë tokë publike. Kanë filluar hetimet për identifikimin e autoreve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotikeve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat