Sarandë, automjeti përplaset me shtyllën, humb jetën e moshuara

Kronikë e zezë

Sarandë, automjeti përplaset me shtyllën, humb jetën e moshuara

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 09:49

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një guraje të moshuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur pak orë pas mesnate në qytetin bregdetar.

Burimet bëjnë të ditur për agjencinë NOA.al se automjeti tip “Toyota” me targa greke ZYH6121 është përplasur me një shtyllë në lagjen numër 5 të Sarandës.

Drejtues i mjetit ka qenë Stefan Koka, 55 vjeç, ndërsa viktimë, nëna e tij, Aleksa Koka, 89 vjeç. Ata kanë qenë duke udhëtuar të dy, për të çuar gruan e moshuar në spital, pasi nuk ndihej mirë për shkak të shqetësimeve të moshës.

Ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit dhe për pasoja ka humbur jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat