Makina përplaset me motorin, humbin jetën dy të rinj

Kronikë e zezë

Makina përplaset me motorin, humbin jetën dy të rinj

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 22:20

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’.
Një motoçikletë me targe a 555, me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet.

Për pasojë njëri prej tyre ka humbur menjëherë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë dhe pas disa minutash ndërroi jetë në spital, duke mos iu rezistuar plagëve të marra.

Viktimat janë Sabri Beja, 23-vjeç i cili drejtonte motorçikletën dhe shoqëruesi i tij, Renald Tema 22-vjeç.

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, bëhet me dije se mjeti i përfshirë në aksident është larguar menjëherë nga vendngjarja, pa iu dhënë ndihmë dy të rinjve.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat