Autoritetet gjermane kanë ekstraduar një person nga Republika Ruse e Çeçenisë, i cili kërkohej nën akuzat për prodhim të hashashit.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi ka thënë se Mauldin Gavdakhanov është ekstraduar më 3 korrik.
Gavdakhanov është zhdukur në korrik të vitit 2013, pasi autoritetet në Çeçeni kanë nisur hetime kundër tij, duke e akuzuar atë për prodhim të substancave narkotike.
Autoritetet ruse kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Gavdakhanovin në korrik të 2013-ës.
Në nëntor, hetuesit kanë mësuar se Gavdakhanov ndodhet në Gjermani.
Në dhjetor, ata kanë kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë e Gjermanisë ekstradimin e tij.