Maskat grabisin pompën e benzinit “Al Petrol” në Malishevë

Kronikë e zezë

Maskat grabisin pompën e benzinit “Al Petrol” në Malishevë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 16:08

Tre persona të maskuar kanë grabitur pompën e karburanteve “Al Petrol” në Malishevë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha se grabitja ka ndodhur rreth orës 01:15 minuta pas mesnatës.
“Mbrëmë rreth orës 01:15 min, Policia në Malishevë ka pranuar një informacion, i cili bënte me dije se në rrugën “Imer Krasniqi” kishte ndodhur një grabitje në pompën e karburanteve “Al Petrol”’, tha Berisha.

Sipas dëshmitarëve tre meshkuj të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në objektin e karburanteve dhe nga punëtorët kanë grabitur një shumë parash.

Më pas të dyshuarit kanë ikur nëpër pyllin e afërt. “Njësitet policore menjëherë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë marrë edhe video incizimet nga kamerat e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat