Irisi kishte halle familjare dhe ekonomike që u detyrua të hidhej nga kati i 16-të

Kronikë e zezë

Irisi kishte halle familjare dhe ekonomike që u detyrua të hidhej nga kati i 16-të

Më: 10 qershor 2014 Në ora: 21:41

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën 23-vjeçarja, Iris Belba. Mësohet se e reja që u vetëflijua, duke u hedhur nga kati i 16-të i “ Sky Tower” në zonën e Bllokut, kishte probleme familjare, të cilat dyshohet se e kanë shtyrë drejt aktit të rëndë.
23-vjeçarja, studente e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë gjeti vdekjen duke u hedhur nga kati i fundit i Sky Tower, në rrethana misterioze, ndërtesa më e lartë në zonën e ish-bllokut.
Viktima Iris Belba gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë që ngjarja e shënuar rreth orës 14:00 tmerroi qytetarët e shumtë në zonën më të populluar nga lëvizjet.
Rrethanat në të cilat ka nfodhur ngjarja janë shumë të paqarta, duke qenë se Sky Tower presupozohet se duhet të ketë elementë të lartë sigurie në lartësi të mëdha ku vajza e re ka gjetur hapësira për tu hedhur.
Sipas infomacioneve të para, viktima ka qenë vetëm në momentin që ka ndodhur tragjedia. Sipas dëshmive por edhe burimeve policore 23-vjeçarja është hedhur nga pjesa e lokalit të godinës që është në pronësi të deputetit socialist Vladimir Kosta.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se para përplasjes fatale me trotuarin, vajza 23-vjeçare gjatë rënies është përplasur edhe më një shtyllë të ndriçimit. Trupi i viktimës ka qëndruar për më shumë se 30 minuta para ndërtesës së Sky Tower, në pritje të ekzaminimeve mjekësore.
Ngjarja shokoi kalimtarët e rastit në zonën e shumëfrekuentuar të ish- bllokut dhe persona të tjerë që ndodheshin në godinën polifunskionale. Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertët e policisë, të cilët kryen veprimet hetimore për të nxjerrë shkaqet.
Paraprakisht burime policore thanë se ngjarja mund të jetë edhe aksidentale, por nuk përjashtohen as pista të tjera. Ndërkohë janë sekuestruar pamjet filmike të godinës në përpjekje për të zbardhur ngjarjen ku humbi jetën 23 vjecarja Iris Belba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat