Zbulohet arsenal armësh në Peshkopi

Kronikë e zezë

Zbulohet arsenal armësh në Peshkopi

Më: 24 prill 2014 Në ora: 12:05

Një arsenal armësh është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Pollozhan të Peshkopisë.

Burime të policisë së Peshkopisë bëjnë me dije se, arsenali i armëve është zbuluar në një banesë, nga ku u sekuestruan 3 pushkë, mina e predha antitank, një pistoletë dhe një mitraloz, si dhe 4 arka me nga 700 fishekë.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, shtetasin Shaban Murati si dhe ka nisur procedimin penal për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafik të armëve dhe municioneve luftarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat