Mallakastër, digjet automjeti i kreut të Komunës Fratar

Kronikë e zezë

Mallakastër, digjet automjeti i kreut të Komunës Fratar

Më: 23 prill 2014 Në ora: 22:43

Automjeti i kryetarit të Komunës Fratar, Astrit Sejdini në Mallakastër është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku sipas burimeve policore automjeti ishte lyer me benzinë dhe më pas i është vënë flaka.

Policia ka vënë në pranga autorin Fredi Ferzaj, 42-vjeç. Sipas banorëve të zonës, ngjarja mund të jetë shkaktuar nga refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave për punë, që autori i kërkonte kryetarit të Komunës.

Aumtomjeti është djegur plotësisht, por nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat