Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet

Kronikë e zezë

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet

Më: 22 prill 2014 Në ora: 16:56

25 vjeçari Roksion Plaka nga Roskoveci i Fierit, u ekstradua nga Milano në Itali drejt vendit tonë, në sajë të bashkëpunimit mes Interpolit shqiptar dhe atij italian.

Siç raporton Noa.al, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në qershorin e kaluar, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim”.

Plaka dyshohet se në 18 maj të vitit 2013, në bashkëpunim me Auron Hysaj, nën kërcenimin e armëve i kanë marrë makinen, telefonin dhe kartën e identitetit shtetasit A.K..

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Milano, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, ku pas mbërritjes në aeroport iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat