Arrestohet, mori kredi në emër të dikujt tjetër

Kronikë e zezë

Arrestohet, mori kredi në emër të dikujt tjetër

Më: 22 prill 2014 Në ora: 16:14

Një 52 vjeçar nga Librazhdi ka përfunduar në prangat e policisë i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i Mersin Golikja 52 vjeç, i cili në vitin 2010 duke qenë oficer kredie në Prrenjas, dyshohet të ketë marrë kredi pranë institucionit financiar ku punonte prej 300 mijë lekësh të reja, në emër të një personi tjetër me banim në Prrenjas, duke falsifikuar dokumentet.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Shpërdorim detyre, fallsifikim dokumentash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat