Përfundon inspektimi ndaj gjyqtarit Osman Aliu, dalin shkelje të rënda

Kronikë e zezë

Përfundon inspektimi ndaj gjyqtarit Osman Aliu, dalin shkelje të rënda

Më: 22 prill 2014 Në ora: 15:18

Drejtoria e Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë nga data 31.03.2014 deri në datën 01.04.2014, inspektoi Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në funksion të saj edhe Gjykatën e Apelit Durrës.

Objekti i këtij inspektimi ishte në gjykimin e kërkesave për vleftësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal, për periudhën 01.01 2014 deri 28.03.2014.

Ky inspektim, u iniciua mbi bazën e shqetësimit të bërë publik nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri, mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu. Rastet e përmendura i referohen moszbatimit të ligjit nga ana e gjyqtarit Osman Aliu, në gjykimin e kërkesave për caktim dhe vleftësim të masave të sigurimit personal.

Nga raport - inspektimi, rezulton se janë konstatuar shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarit, dhe se në përfundim të procedurave do t’i kërkohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë procedim disiplinor ndaj këtij gjyqtari.

Ministria e Drejtësisë sqaroi sot se kryen inspektime në gjykatat e shkallës së parë dhe të apeleve, me qëllim respektimin e Kushtetutës, ligjeve, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe kontribuimin në parandalimin e shkeljeve të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat