Aksidentet: Për 3 muaj 27 të vdekur

Kronikë e zezë

Aksidentet: Për 3 muaj 27 të vdekur

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 prill 2014 Në ora: 10:53

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident gjatë mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës, raporton Policia e Kosovës.

Në muajin prill kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve me fatalitet. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bënë të ditur për “Bota sot”, se vetëm në periudhën janar-mars të këtij viti në 25 aksidente kanë humbur jetën 27 persona.

Po në këtë periudhë, sipas Policisë kanë ndodhur 1001 me lëndime me 1 mijë 986 persona të lënduar.
Sipas zyrës për Informim të Policisë së Kosovës numri total aksidenteve për këtë periudhë është 3 mijë 569.
Ditë më parë në parkun “Gërmia”, në kryeqytet është aksidentuar për vdekje, 16 vjeçari Burim Murturi i cili ishte duke ngasur biçikletën kur u godit nga një veturë.
Kjo ka ngritur shqetësimin e opinionit të cilët me anë të një peticioni kanë kërkuar ndalimin e qarkullimit të veturave brenda parkut të “Gërmia”.
Për këtë të mërkurën do të mbahet një paradë, duke u nisur nga Sheshi "Nëna Tereze" e deri te vendi i ngjarjes në Gërmi.
Shqetësimi për numrin e madh të aksidenteve është ngritur edhe në kuvendin e Kosovës, ku deputetët kanë kërkuar që të shqiptojnë gjoba më të mëdha për kundërvajtësit e trafikut.
Gjatë ditëve të fundit, vendi është përcjellë edhe me mot të lig dhe me këtë rast Policia e Kosovës ka bërë Apel për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.
Policia e Kosovës, me kwtw rast kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik duke përfshirë këmbësorët e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.


Janar-Mars 2014
Aksidente fatale 25
Persona të vdekur 27
Aksidente me lëndime 1001
Personat e lënduar 1986
Aksidente me dëme 2300
Godit dhe ik 243
Total aksidente 3569
Tiketa të shqiptuara 76013

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat