Greqi, arrestohet shqiptari me 200 kg marijuanë

Kronikë e zezë

Greqi, arrestohet shqiptari me 200 kg marijuanë

Më: 22 prill 2014 Në ora: 01:29

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë greke, pasi mbante rreth 200 kg marijuanë në makinën e tij. Sipas medieve greke, lënda narkotike është konfiskuar në kilometrin 30 të rrugës së vjetër nacionale Janinë-Igumenicë, nga skuadra e Anti-narkotikëve në Departamentin e Janinës, në bashkëpunim me Gardën Kufitare dhe Konitsas Delvinakiou.

Në mënyrë të veçantë , policia përdori informacionin e mbërritur për kalimin e shqiptarit dhe identifikoi makinën që po drejtonte 34-vjeçari.

Në bagazhin dhe vendet e pasme të makinës u kapën 176 pako kanabis i papërpunuar, gjithsej me peshë 186 kilogramë dhe 450 gramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat