Sarandë, 35-vjeçari qëllohet 3 herë me thikë, rëndë në spital

Kronikë e zezë

Sarandë, 35-vjeçari qëllohet 3 herë me thikë, rëndë në spital

Më: 21 prill 2014 Në ora: 12:59

Një 35-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme në Sarandë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.4 të qytetit, ku Dritan Jorgji është qëlluar tre herë me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

35-vjeçari është dërguar menjëherë në spital në gjendje tepër të rëndë.

Policia informon se ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat