Durrës, dy vajza të mitura përplasen nga një makinë, vdes 7-vjeçarja, plagoset një tjetër

Kronikë e zezë

Durrës, dy vajza të mitura përplasen nga një makinë, vdes 7-vjeçarja, plagoset një tjetër

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:06

Një 7-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër e mitur ka mbetur e plagosur paraditen e sotme në Durrës, pasi janë përplasur nga një automjet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 në Maminas, ku vajzat janë përplasur nga një makinë, teksa ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Të miturat janë dërguar menjëherë në spital, por njëra prej tyre, e identifikuar si S.Nano, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkohë vajza tjetër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin e Durrësit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin Bledar Musta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat