Plagoset polici serb dhe një shqiptar

Kronikë e zezë

Plagoset polici serb dhe një shqiptar

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:43

Të shtunën në lagjen “Adica” në Novi Sad, ka ndodhur një incident i rëndë që ka rezultuar me shkëmbim zjarri mes një shqiptari nga Vushtrria dhe dy policëve serbë dhe si pasojë njëri nga policët, 25 vjeçari Ivan Miçiq dhe shqiptari Isuf Strana (58) nga Dobërlluka e Vushtrrisë kanë përfunduar në spital me plagë nga armë zjarri, por nuk janë në rrezik jete.

Mediat serbe kanë njoftuar gjerësisht për incidentin në të cilin polici dhe shqiptari kanë marrë plagë dhe, sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Adice” ku jeton komuniteti rom, përkatësisht në rrugën “Bogdan Popoviq” të kësaj lagjeje.

Sekretari shtetëror i Punëve të Brendshme të Serbisë, Vlladimir Bozhoviq, ka precizuar se plagë ka marrë polici Ivan Miçiq (25), siç është shprehur ai, nga një person 58 vjeç me pasaportë të Kosovës me inicialet S.I.

Sipas Bozhoviqit, derisa policët ishin në detyrë zyrtare ka ndodhur shkëmbimi me armë zjarri me qytetarin me pasaportë kosovare S. I. (58) dhe nga të shtënat plagë ka pësuar polici dhe kosovari i dyshuar për tentim vrasje. Z

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat