Kakavijë, 12 kg marijuanë në autobusin Vlorë-Athinë, pranga dy shoferëve

Kronikë e zezë

Kakavijë, 12 kg marijuanë në autobusin Vlorë-Athinë, pranga dy shoferëve

Më: 20 prill 2014 Në ora: 12:46

Autobusi i linjës Vlorë-Athinë me 12 kg marijuanë drejt Greqisë, arrestohen dy shoferët e dyshuar si korrierë.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, Policia Kufitare ushtroi kontroll në autobusin me targa AA017CE, i shoqërisë “Euro Lines”, ku rezultoi se mbi gomën e parë në krahun e pasagjerit, në një dhomë të fshehtë të krijuar enkas për të fshehur lëndë narkotike, u konstatua një thes plastmasi i mbushur.

Agjentët e Antidrogës u njoftuan për rastin dhe konstatuan se në thes kishte 10 pako me peshë 1,2 kilogramë marijuanë secila. Autobusi me udhëtarë u dërgua në komisariat dhe nga veprimet e kryera, pas pyetjes së dy shoferëve, fatorinos dhe pronarit të linjës, u konkludua se përgjegjës ishin dy shoferët.

Policia arrestoi të dyshuarit Sotiraq Sholla, 54 vjeç, nga Vlora dhe Arian Balloma, 44 vjeç, nga Gjirokastra. Udhëtarët janë nisur drejt Athinës me një autobus tjetër, kurse hetimet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat