Arrestohen në flagrancë 2 trafikantë, transportonin drogë drejt Korfuzit

Kronikë e zezë

Arrestohen në flagrancë 2 trafikantë, transportonin drogë drejt Korfuzit

Më: 20 prill 2014 Në ora: 11:39

Sarandë- Gjatë ditës së sotme, Policisë Kufitare e Sarandës ka kapur në flagrancë dy shtetas, të cilët akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

Në pranga kanë rënë Ervin Daka 25 vjeç, banues në Durrës dhe Fatjon Delilaj 25 vjeç, banues në Ksamil.

Këta dy persona janë kapur nga efektivët e policisë në det rreth orës 20:00 duke transportuar me një mjet te vogël lundrues nga Ksamili në drejtim te Korfuzit, sasinë prej 26 kg drogë e llojit kanabis sativa. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat