Nipi i Karelit, tatuazh emrin e xhaxhait edhe Kudreti e kishte

Kronikë e zezë

Nipi i Karelit, tatuazh emrin e xhaxhait edhe Kudreti e kishte

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:33

Kur kanë kaluar 3 javë nga vrasja e Ilia Karelit në burgun e Malandrinos, mediet greke arrijnë të depërtojnë në Zhupan të Fierit, ku për të parën herë dalin detaje rrënqethëse nga kjo histoti makabër. Më konktretisht “gazzetta.gr” ka folur me Resmijen, nënën 70-vjeçare të Kudret Kumes dhe me Shkëlqimin, vëllain e tij, i cili fillimisht kishte shfaqur skepticiëm kur mësoi se në shtëpi u kishin shkuar mediet greke. Resmija u rrëfeu gazetarëve të shtetit fqinj se Maria Stamelou, avokatja e Karelit kishte folur me të pak ditë para vrasjes.

Kareli i kishte shfaqur shqetësim për një akuzë të re për drogë, në kohën kur ai besonte se do të lirohej për 24 orë. Sakaq, Resmija thotë se “Ëndërroj sikur ai është ende gjallë. Për një gjë dua t’iu pyes. Zemra e djalit tim mbi ç'baza u mbajt në Greqi? Kur ne shkuam për të marrë trupin e tij, na thanë se do ta mbanin zemrën, por jo arsyen”. Ndërsa, teksa pyetet për pezullimin e 6 gardianëve nga ministri grek, nëna e Karelit thotë se është e pakënaqur dhe kërkon burgosjen e tyre.

Më tej familjarët përmendin letrën e Karelit që u shkruante autotiteteve greke, ku mes të tjerave thuhej se: “Pse nuk më lejoni të shkoj në shtëpinë time, për ta gjetur nënën gjallë, pse?...” Sipas vëllait, Shkëlqimit, në komunikimin e tyre të kaluar disa ditë para vrasjes dukej i qetë dhe ka kërkuar vetëm 2-3 gjëra si gjithmonë, ku ka pyetur për nipërit dhe nënën. Sot nipi i tij ka lyer me bojë dorën e djathtë fjalën Deti, siç i thërrisnin xhaxhait të tij. Ndërkaq edhe Kudret Kume kishte në të njëjtin krah një tatuazh me emrin e nipit.

Dy kilometra nga Zhupani është varri i Kumes, ngjitur me atë të të atit, ku valviten 9 flamuj shqiptarë, fakt i cili sipas gazetarëve grekë tregon dimensionin kombëtar të rastit. Fëmijërinë e tij Kudreti e ka jetuar vetëm pak metra larg, në një shtëpi të vjetër guri me pllaka, e ndërtuar në vitet '60 nga babai që vdiq në vitin 1999, në moshën 57 vjeç.

Udhëtimi i gjatë i Kumes në burgjet greke ka filluar në tetor të viti 1997, kur u shpall fajtor për vjedhje të rëndë. Pas 9 vitesh bëri tre të pestat e dënimit të lirimit me kusht. Në mars 2007 është kthyer prapa hekurave, këtë herë i akuzuar për tentim vrasje të një çifti në Iraklio, gjatë një grabitjeje. Krahas këtij krimi, u dënua me 8 vjet burg për trafik droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat