Kapet "bossi" i botës së krimit shqiptar

Kronikë e zezë

Kapet "bossi" i botës së krimit shqiptar

Më: 19 prill 2014 Në ora: 20:20

Në 9 qershor 2013 një “komando” e përbërë nga 4 kriminelë shqiptarë i bëri atentat shqiptarit G.M., 23 vjeç. Policia italiane arriti të arrestojë dy nga anëtarët e grupit të zjarrit. Njëri është Emanuel Dema, 30 vjeç, një nga figurat më mediatike të botës së krimit shqiptar. Emanueli, ndërsa ishte person në kërkim për një varg krimesh të rënda përfshirë dhe vrasje, jepte intervista për mediat italiane si psh. intervistën për gazetën “ Il Giornale di Vincenza”

Ai u arrestua në 19 dhjetor 2013 nga xhandarmëria franceze në qytetin e Lionit, por mundi të arratisej nga burgu i Lionit, brenda një kohe të shkurtër. Më në fund, ditën e premte 18 prill 2014, policia e qytetit Forli arriti ta arrestojë Emanuelin, i cili nuk bëri aspak rezistencë, raporton "Durreslajm".

Emanueli do t’i “bëjë shoqëri”, bashkëfajtorit tjetër për pritën e 9 qershorit 2013. Bëhet fjalë për Kastriot Gjergjin të quajturin “Joti” të arrestuar në banesën e vet në qytezën e Formipopoli-t pak kohë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat