14-vjeçare shqiptare në “koma alkoolike”

Kronikë e zezë

14-vjeçare shqiptare në “koma alkoolike”

Më: 19 prill 2014 Në ora: 14:53

Një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka përfunduar në gjendje kome për shkak të abuzimit me pijet alkoolike. Hetimet ende vazhdojnë por dyshohet se, shqiptarja me banim në Itali ka konsumuar shumë alkool në një “garë” me disa djem. Por, loja ka përfunduar shumë keq.

Pak para orës 22:00 14-vjeçarja ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar përtokë. Është zbardhur në fytyrë, buzë të nxira dhe gulçim. Për fat të mirë ka pasur shumë njerëz të pranishëm , të cilat kanë thirrur ndihmën e shpejtë.

Shqiptarja u shtrua në spital dhe gjendet nën kujdesin intensiv. Gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar por ende nuk është në gjendje që të merret në pyetje nga policia, raporton "Bresciaoggi".

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia, vajza ka qenë në gjendje të dehuri kur ka shkuar në festë. 14-vjeçarja mund të ketë konsuamuar alkool në ambientet publike ose në shtëpi dhe se në lokal nuk i është shërbyer alkool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat