Dy shpërthime brenda pak minutash, nuk raportohen të lënduar

Kronikë e zezë

Dy shpërthime brenda pak minutash, nuk raportohen të lënduar

Më: 19 prill 2014 Në ora: 09:32

Brenda pak minutash kanë ndodhur dy shpërthime gjatë natës së sotme. Shpërthimi i parë ndodhi pranë ambienteve të Komisariatit të Fushë-Krujës, nga ku mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë vetëm para pak minutash është dëgjuar një tjetër shpërthim, pranë Shkollës Teknologjike në Tiranë. Shpërthimi i fundit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit në një banesë, por ende nuk është konfirmuar. Policia ndodhet në vendngjarje, dhe pritet detaje të reja rreth shpërthimit.

Mësohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar rreth 200 metra larg nga banorët e zonës. Mendohet se banesa 3-katëshe ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të një biznesmeni konfeksionesh, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në momentin e ngjarjes brenda banesës kanë qenë pjesëtarët e familjes, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale të banesës.

Shpërthim në Fushë-Krujë

Për herë të tretë persona të paidentifikuar i kanë vënë tritol komisariatit në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe mësohet se, nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe ende nuk dihet autori i shpërthimi. Dyshohet se, lënda eksplozive është hedhur nga mbrapa komisariatit dhe është përplasur në derë duke shpërthyer.

Ky është shpërthimi i tretë që ka ndodhur brenda këtyre muajve në komisariatin e Fushë-Krujës, ndërsa i teti që nga fillimi i vitit në këtë zonë. Rasti i parë ishte në 21 janar, ku pranë rrethimit të këtij institucioni u hodh një sasi e vogël lënde shpërthyese, e llojit tritol. Nga shpërthimi me eksploziv u dëmtua vetëm një automjet.

Ndërkaq në 3 mars të 2014-ës, do regjistrohej shpërthimi i dytë, ku një sasi eksplozivi u hodh nga jashtë brenda rrethimit të komisariatit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ku u dëmtuan dy automjete që ishin të parkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat