Viktor Gushi i vidhte bankat brenda disa sekondash (VIDEO)

Kronikë e zezë

Viktor Gushi i vidhte bankat brenda disa sekondash (VIDEO)

Më: 18 prill 2014 Në ora: 14:57

Ekspertët e policisë dhe kriminologët kanë thënë se, Viktor Gushi, cilësohet si një nga hajdutët me të shpejt në 15 vitet e fundit në Shqipëri. Sot janë publikuar videot e vjedhjeve të tij, të cilat i ka kryer brenda pak minutash. Aktualisht Gushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë.

Viktor Gushi, 47-vjeçari nga Patosi që për 4 vjet me radhë nga vitit 2008 deri në vitin 2012 ishte personazhi më misterioz dhe më problematik për policinë e Tiranës. I dënuar për 8 vjedhje me armë, dy vjedhje me pasojë vdekjen, pesë vjedhje me armë të mbetura në tentative, si dhe për tre plagosje të rënda me dashje, Gushi nuk do të mbahet mend vetëm për “aftësitë” e tij si kriminel për të mos lënë gjurmë në vendin e grabitjes, por dhe për shpejtësinë rekord të kryerjes së grabitjeve të cilat ishin të fokusuara kryesisht në banka dhe arka kursimesh. “News24” publikoi videot e dy prej vjedhjeve të kryera nga Gushi.

Në videon e parë, grabitja është realizuar nga Gushi për 33 sekonda. Ngjarja është shënuar më 20 qershor të vitit 2008 tek “Zogu i Zi” në Tiranë ku Viktor Gushi ka vjedhur me armë filialin e një bankë të nivelit të dytë, ku arriti të merrte shumën prej 300 mijë lekësh te rinj. Konkretisht i pandehuri pasi ka hyre në bankë i armatosur dhe i maskuar, i është afruar sportelit. Ai i ka zgjatur arkëtareve një qese dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të fuste aty lekët e kasafortës. Arkëtarja i ka futur lekët në qese, i pandehuri pasi i ka marrë qesen është larguar me shpejtësi. Në largim e sipër nga nxitimi është rrëzuar tek dera e bankës, ku për pasojë arma pistoletë që mbante në duar ka realizuar një qitje të pavullnetshme. Në videon e parë, grabitja është realizuar nga Gushi për 33 sekonda.

Grabitja e dyte ka ndodhur me date 21 nëntor 2008, ora 13.40, në kryqëzimin e Rrugës “Bardhyl” me rrugën “4 Dëshmorët”, Tirane i pandehuri ka vjedhur me armë filialin e një banke të nivelit të dytë, ku ka marrë shumën prej 800 mijë lekësh. Gushi ka hyre me shpejtësi në bankë, i maskuar në fytyrë dhe me një kapele ne koke dhe pasi ka nxjerre një armë të cilën ia ka drejtuar punonjëses së bankës, e ka urdhëruar atë që të mbushte me lekë një qese që mbante në dorë. Për shkakun se ajo nuk i është bindur, ai ka qëlluar një herë me armë në ajër. Punonjësja e arkës e ndjerë e kërcënuar i ka mbushur qesen me lekë, të cilën ai e ka marre dhe është larguar me shpejtësi. Ngjarja është zhvilluar nga ora 13:45 min e 51 sekonda deri ne 13:46 minuta e 24 sekonda. Kjo grabitje ka zgjatur 38 sekonda në total.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat