Grabitet një banesë, i zoti i shtëpisë “Më vodhën 35 milionë lekë”

Kronikë e zezë

Grabitet një banesë, i zoti i shtëpisë “Më vodhën 35 milionë lekë”

Më: 17 prill 2014 Në ora: 21:10

Një banesë është grabitur në Skrapar, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë.

I zoti i shtëpisë së grabitur Lulzim O., pretendon se në banesën e tij është grabitur një shumë e madhe parash.

“Më vodhën 35 milionë lekë të vjetra”, mësohet të ketë thënë i zoti i shtëpisë gjatë denoncimit të bërë në polici.

Menjëherë nga ana e uniformave blu nisi puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe të për identifikuar dhe kapur autorët.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur grabitja dhe marrja e parave, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për zbulimin e detajeve si dhe për të zbuluar shumën e saktë të parave të marra, duke punuar mbi gjurmët e vjedhjes në banesë./a.y/noa.al/ - See more at: http://www.noa.al/artikull/grabitet-nje-banese-i-zoti-i-shtepise-me-vodhen-35-milione-leke/409531.html#sthash.jVPZqeA3.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat