Burri shqiptar ther me thikë të dashurën rumune në Greqi

Kronikë e zezë

Burri shqiptar ther me thikë të dashurën rumune në Greqi

Më: 17 prill 2014 Në ora: 18:15

Një grua rumune ka humbur jetën pasi u qëllua fatalisht me thikë në Greqi. Autor i dyshuar i krimit është i dashuri i saj, një burrë 51 vjeçar shqiptar i cili pranoi krimin, raporton agjencia noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Greqisë. Burimet policore thanë sot se kanë vënë nën arrest 51 vjeçarin shqiptar pasi ai pranoi autorësinë e vrasjes së 43 vjeçares rumune të hënën në zonën e Platani në Ko, lokaliteti Ermopuli Siru në Greqi. Policia ka sekuestruar si provë edhe thikën me të cilën u krye vrasja, që ju e shihni në foton që sjell noa.al. Burri shqiptar akuzohet për vrasje me paramendim. Nga hetimet del se mesditën e së hënës, 51 vjeçari ka marrë në kuzhinë thikën dhe ka therur me goditje në fyt, 43 vjeçaren me të cilën kishte prej kohësh raport intim. I dyshuari e ka qëlluar të dashurën edhe në pjesë të tjera të trupit derisa i mori jetën, brenda banjos së shtëpisë ku jetonin. Pas krimit, në përpjekje për ta fshehur atë, emigranti e lau thikën dhe njoftoi policinë duke thënë se kishte gjetur kufomën e femrës me të cilën kishte lidhje. Trupi i të ndjerës (foto e dytë) u dërgua në morgun e ishullit Rodos ku u bë ekspertiza mjekoligjore. I dyshuari ka pranuar krimin dhe tha se e kreu për motive personale. Ai tha se dyshonte që e dashura kishte lidhje paralele me një mashkull tjetër. Shqiptari dhe rumunia ishin njohur para një viti. Ata jetonin së bashku por kohët e fundit ishin përfshirë në sherre të vazhdueshme xhelozie. E ndjera ishte nënë e tre fëmijëve përkatësisht 12, 17 dhe 20 vjeç. Të afërmit njoftuan se do të marrin trupin e të ndjerës për ta varrosur në vendlindje, në Rumani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat