Vdes 21 vjeçarja Agnesa Gashi, që u shkel nga një makinë tek Menza e Studentëve

Kronikë e zezë

Vdes 21 vjeçarja Agnesa Gashi, që u shkel nga një makinë tek Menza e Studentëve

Më: 16 prill 2014 Në ora: 18:15

Sot është varrosur Agnesa Gashi, 21 vjeçarja nga fshati Qabiq i Komunës së Klinës.
Agnesa Gashi u shkel nga një makinë afër Menzes së Studentëve në Prishtinë, ditë më parë.
Vdekjet në komunikacion në Prishtinë janë shpeshtuar kohët e fundit. Edhe mbrëmë u shtyp për vdekje një këmbësor afër Kuvendit të Kosovës.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe gazetari Milaim Zeka. Ai kritikon Ministrinë e Punëve të Brendshme e Shefin Policisë për mungesë të reagimit.
“Sot po ja japim lamtumiren e fundit, Agnesa Gashit, 21 vjec, studente, nga fsh Qebiq, komuna e Klines. Ajo vdiq mbreme, pasiqe dite me pare, nje shofer i cmendur, si shume shofere te tjere, e shkeli me makine, mu te mensa e studenteve. Mbreme ka pasur edhe vdekje te tjera ne komunikacion. Kam pritur nje reagim nga ministri i brendshem dhe shefi i policise, po asnje reagim. Po te isha ne vendin e tyre, te pakten do turperohesha. Une qe te mos turperohem perpara Agneses dhe atyre qe po shtypen neper rruge, po them turp per ta, e turp per ne qe nuk reagojme”, shkruan Zeka në facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat