11 vite burg për vrasje

Kronikë e zezë

11 vite burg për vrasje

Më: 16 prill 2014 Në ora: 12:18

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Sahit Krasniqi, sot e mërkurë 16.04.2014, shpalli aktgjykimin ndaj të akuzuarit Kenan Kuka, për kryerjen e veprës penale vrasja nga neni 146 Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari Kenan Kuka pas pranimit të fajësisë u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 11 viteve.
Kryetari i Trupit Gjykues Sahit Krasniqi me rastin e shpalljes së aktgjykimit tha se, “Pas mbajtjes së tri seancave gjyqësore për këtë rast i akuzuari Kenan Kuka ka pranuar kryerjen e veprës penale vrasja. Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit përputhet me të dhënat në shkresat e lëndës, si me dëshmitë e dëshmitarëve por edhe me provat materiale. Andaj Gjykata të njëjtin e shpall fajtor për shkak të kryerjes së veprës penale vrasja nga neni 146 të Kodit Penal të Kosovës dhe gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 11 viteve”
Gjykata me këtë rast sqaroi se në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 22.10.2012, deri në kohën kur aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat