Burg këshilltarit, i dërgoi “faks 2.5 mln €" zv/ministrit shqiptar

Kronikë e zezë

Burg këshilltarit, i dërgoi “faks 2.5 mln €" zv/ministrit shqiptar

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:06

Për një dosje që mpleks edhe Shqipërinë, por që këtu nuk është folur kurrë, gjykata në Abruco të Italisë dënoi me 6 muaj burg ish-këshilltarin për zhvillimin e këtij rajoni, Alfredo Castiglione, për veprën penale të tentativës së shpërdorimit të detyrës, ndërsa është rrëzuar akuza e korrupsionit. Prokurorja Antonietta Picardi kishte kërkuar 1 vit e 4 muaj burg. Më konkretisht bëhet fjalë për një hetim që nisi në janar të vitit 2012 dhe që çoi në arrestimin e drejtueses së rajonit Giovanna Andreola dhe 7 persona, mes tyre politikanë dhe biznesmenë, teksa 14 të tjerë u hetuan.

Si nyjë kyçe e hetimeve u përdor një letër apo faks që Castiglione i’a kishte dërguar një zv/ministri shqiptar të kulturës, për t’i prezantuar me shoqatën e partneres së tij, në lidhje me disa projekte zhvillimore kulturore mes 2 shteteve, që vlenin miliona euro. Në fakt gjatë viti 2011, kur janë zhvilluar ngjarjet, në Shqipëri ka pasur 3 zv/ministra kulture, ku përmendet Nikollë Lesi, Suzana Turku dhe Abaz Hado, ndërsa mediet italiane që kanë ndjekur publikimin e kësaj dosjeje, e më konkretisht “primadanoi.it” nuk kanë përmendur asnjë emër.

Dokumenti përfundoi online në një artikull të gazetës “Republika”. Nga telefonat është zbuluar përfshirja e qartë e të dyshuarve në projektin me titull “Akademia Net”, i cili u financua me 2.486.000 euro. Kur Galdi, burri i drejtoreshës Giovanna Andreola, udhëtoi në Shqipëri për të ndjekur ecurinë e këtij projekti ishte vënë re se ai kisht kontaktuar një numër të madh njerëzish, madje edhe zëvendësministrin e Kulturës në Shqipëri, ku ja ka dorëzuar personalisht faksin e shefit. Në një përgjim të Andreolës, dëgjohej duke biseduar me Alfredo Castiglionen dhe i thotë, "Vajza ime (fjalë kod për "burrin"), është në Shqipëri ... A ju kujtohet faksi i ministrit shqiptar? (kësaj radhe flitet për ministër dhe jo zv-ministër). Duhet të ma ridërgosh.” Shoqata drejtohej nga Marina Kozina.

Prova kryesore konsiston në një faks që skuadra e policisë në Pescara ka arritur të interceptojë dhe ta marrë në dorëzim. Në faks Castiglione i drejtohej palës shqiptare me fjalët “Zoti zv/ministër, në vijim të takimit të 14 janarit 2011, do të manifestojmë interesat e rajonit Abruzzo për të bashkëpunuar me këtë ministri në mënyrë që të zhvillohet një bashkëpunim efektiv në sferën kulturore. Unë mendoj në fakt se kultura është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shpresoj në shkëmbimin e përvojave, të cilat do të sjellin një rritje të përbashkët kulturore, e cila mund të japë një kontribut të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve tona.

Pikërisht me këtë "shkëmbim kulturor", kihej parasysh se bëhej fjalë për një shkollë kërcimi në Tiranë. Faksi vazhdonte me fjalët që zyrtari italian i drejtohej zv/ministrit shqiptar. “Ne vërejmë rëndësinë e një bashkëpunimi me shoqatën “Rassjanka” në Pescara për të finalizuar një marrëveshje që përcakton bashkëpunim afatgjatë në fushën e kërcimit. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin tuaj, shpresoj të biem dakord dhe ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta.” Ende në Shqipëri nuk është folur asnjëherë për këtë çështje. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/burg-k-shilltarit-i-d-rgoi-faks-2-5-mln--euro--zv-ministrit-shqiptar-210015.html#sthash.guHCYezf.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat