Paralajmërimi i Lamaj: Duan të na vrasin, motër ki kujdes

Kronikë e zezë

Paralajmërimi i Lamaj: Duan të na vrasin, motër ki kujdes

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:03

Më kanë kërcënuar me vrasje, prandaj ki kujdes, merr masa dhe aty tek hyrja e pallatit vendos ndonjë dritë, se çfarë nuk ndodh, Shqipëri hesapi”. Këto janë fjalët e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj të vrarë në 24 shkurt 2013, që i ka thënë motrës së tij, Esmeralda Lamaj. Kjo e fundit është paraqitur si dëshmitare ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Arben Frroku. Motra e Dritan Lamaj, ka pohuar në sallën e gjyqit se i vëllai i kishte treguar në një bashkëbisedim, se Arben Frroku e ka kërcënuar me jetë dhe se do hakmerrej shumë shpejt tek familja e tij, madje deri tek vajza e vogël e Dritanit.

“…Para disa ditësh që ta vrisnin, me pohoi që të bëja kujdes, madje në disa raste më ka survejuar nga larg, pasi dhe vetë po me ndjente diçka të keqe. I kam kërkuar llogari për këto veprime, por ai ma ka kthyer që të bëja bëj kujdes pasi kishim të bënim me njerëz shumë të rrezikshëm. Nisur nga këto biseda, i kam kërkuar që të lëviznin jashtë shtetit, për të ikur nga Shqipëria, por Tani nuk ka pranuar…”-ka rrëfyer në gjykatë Esmeralda Lamaj, motra e ish-shefit të komisariatit nr. 6 në Tiranë Dritan Lamaj. Kjo e fundit gjatë dëshmisë së saj, tregoi se para pak çastes se të ekzekutohej i vëllai kishte biseduar me të në telefon,ku Dritani i kërkoi të zbriste nga pallati për të shkuar së bashku në një vizitë tek tezja.
Prokurori: Dëshmitare mund të na tregoni se ku keni qenë mbrëmjen e datës 24 shkurt 2013 dhe çfarë lidhje keni ju me viktimën, të ndjerin Dritan Lamaj?

E.Lamaj: Unë, Dritan Lamaj e kam vëlla. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në banesë, dhe po qëndroja normalisht. Kishim planifikuar më parë së bashku me vëllain,Tanin, që të shkonim për një vizitë tek tezja jonë.
Prokurori:Si jeni njohur me ngjarjen e rëndë?
E.Lamaj: Më ka marrë në telefon dhe më tha që të zbrisja nga pallati për të shkuar tek tezja. Kjo ka ndodhur disa minuta para se ta qëllonin, kemi folur në telefon dhe më pohoi se më priste tek makina, pasi do shkonim së bashku me mamin, tek tezja jonë për një vizitë. Sapo kam mbyllur telefonin dhe fillova të bëhesha gati për të dale, kam dëgjuar të shtëna, por nuk kam menduar diçka të keqe.

Prokurori:Dëshmitare çfarë veprimi kryet pasi dëgjuat të shtënat, dolët jashtë nga banesa, si u njohët me ngjarjen?
E.Lamaj: Menjëherë kam dalë jashtë dhe zbrita poshtë pallatit. Teksa zbrisja i kam telefonuar vëllait por ai nuk më përgjigjej. Pashë makinën, që ishte copëtuar nga plumbat, por Tanin e kishin larguar për në spital.
Prokurori: Më tej si vepruat pasi u njohët me sulmin me armë mbi vëllain tuaj?
E.Lamaj:Më ka kapur ankthi dhe jam nisur me një makinë dhe unë në spital.

Prokurori: Dëshmitare si i keni pasur marrëdhëniet tuaja me vëllanë, flisnit rreth problemeve që ai kishte në punë?
E.Lamaj:Unë kam qenë njeriu më i afërt me të. Tani me tregonte gjithçka rreth shqetësimeve që kishte. Pjesë e bisedave tona me Tanin, ka qenë dhe për shtetasin Arben Frroku, i cili i kishte hapur problem të cilat dhe janë bërë publike. Tani më thoshte gjithmonë “..ki kujdes… më kanë kërcënuar me vrasje, prandaj ki kujdes merr masa dhe aty tek hyrja e pallatit vendos ndonjë dritë, se çfarë nuk ndodh, Shqipëri hesapi…”. Unë kam jetuar disa vite jashtë dhe i kisha humbur pak kontaktet me realitetin e këtushëm. Në një bisedë të ditëve të fundit me tha që ishte kërcënuar me jetë nga personi në fjalë, Arben Frroku.

Prokurori: Kur e kishin kërcënuar dhe çfarë i kishin pohuar?
E.Lamaj: Gjatë kohës që po e merrnin në pyetje i kanë thënë që do të vrasim gruan, vajzën dhe motrën. Ditën e fundit Tani ishte i heshtur. Gjithmonë më thoshte “bëj kujdes”.

Prokurori: Gjatë këtyre bisedave me të ndjerin, ju keni pasur rastin të njihnin Arben Frrokun?
E.Lamaj: Unë nuk e kam njohur Frrokun. E njihja vetëm nga bisedat me Tanin. Herë-herë ai ishte i mërzitur për konfliktet nga puna. Një ditë ishin shpërndarë disa fletushka të universitetit “Vitrina” kundër vëllait tim. Më pyetën kolegët. Pas kësaj im vëlla më tregoi se ishte një konflikt pune. Vëllai më thoshtë për konflikte, por si emër di vetëm Frrokun. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/paralajm-rimi-i-lamaj-duan-t--na-vrasin-mot-r-ki-kujdes-210014.html#sthash.IaQ94N9O.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat