Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërmit: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jehovait (Video)

Kronikë e zezë

Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërmit: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jehovait (Video)

Më: 15 prill 2014 Në ora: 19:41

Pse e vrau veten 13-vjecari? Kjo është pyetje që mundon familjarët e të voglit Bledar Xhajxha që u gjet i vetëvarur një ditë më parë, në sektorin ‘Rinia” në Durrës. Jo vetëm në familjen Xhajxha me origjinë nga Dibra, por edhe tek të afërmit, banorë të fshatit Rinia dhe në të gjithë Durrësin ka shkaktuar hidhërim të thellë vetëflijimi i 13-vjecarit, Bledar Xhajxha, nxënës i klasës së gjashtë.

Shokët e tij e kanë gjetur mbrëmjen e shkuar, të varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij, rreth orës 19:00, pak para perëndimit të diellit, ndërsa mësohet se minoreni nuk kishte asnjë problem apo konflikt në familje në shkollë.

Të afërmit e tij kanë hapur dyert e mortit. Ata tregojnë për News24 momentet sesi e kanë gjetur të varur shokët që e thërrisnin për të luajtur.

“Ka qenë me shokë ka luajtur e ka qëndruar me ta gjithë ditën. Në mbrëmje një prej fëmijëve i thërriste, ‘O Bledar, O Bledar, hajde të luajmë me top’. I thoshte që, ‘pse nuk më përgjigjesh, pse je mërzitur me mua?’. Nuk dinte se ai ishte varur. Luante ditë për ditë me fëmijët”,- shprehet një prej të afërmve.

Sipas familjarëve, shkaku është ende i paqartë. Ata besojnë se Bledi mund të ketë qenë ideja se mund të ringjallesh, ashtu sic citojnë disa fletushka të shpërndara nga dëshmitarët e Jehovait.
“Gjetëm buletinët e dëshmitarëve të Jehovait, dhe për ato dyshojmë. Ai nuk ka pasur asnjë problem në shkollë. Ka qenë fëmijë i shkathët, por jo grindavec. I vetmi shkak që mund ta ketë cuar në vetëflijim, është ndikimi nga broshurat e Jehovait. I gjetëm në banesë. Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë. Fashikulli thoshte se, pas vdekjes do të ringjallet prapë. E kishte pranë vetes atë fashikull. Ashtu sic thoshte fashikulli ka vepruar, ka varur veten. Po bëhet propogandë ndaj fëmijëve, të ndalohet kjo gjë”.

“Djali ishte në klasë të gjashtë dhe ka qenë shumë i lëvizur. Nuk dihet si ka menduar, është absurde se pas vdekjes do të rikthehej nga parajse. Bledi ishte i katërti i katër djemve, më i vogli i tyre”,- thotë një prej xhaxhallarëve.

Pasi kanë mësuar lajmin e hidhur, i ati dhe dy vëllezërit e Bledarit janë kthyer me shpejtësi nga Greqia ku punonin si emigrantë prej vitesh. Me lot në sy vëllai i madh tregon se si është lajmëruar.
“Na thanë hajdeni se ka varur veten, Bledi. Ishim në Greqi dhe për gjithë natën udhëtuam. Kisha tre ditë që isha larguar, nuk kishte asnjë problem, e lashë mirë si gjithmonë pas asnjë shqetësim asgjë s’kishte nuk i mungonte asnjë gjë. Ne nuk kemi as probleme ekonomike dhe as probleme apo konflikte në familje apo me njerëz të tjerë".

Por familjarët i bëjnë apel strukturave të shtetit të veprojnë.

“Apeli jonë është që prokuroria t’i zbardhë këto ngjarje kaq të rëndë. Nuk ka pse të rrinë duarkryq, kemi të gjithë fëmijë. Jemi të trishtuar se çfarë na kanë parë sytë dje. Të gjithë kanë fëmijë dhe duhet që shteti të hetojë për të zbardhur shkaqet. Fëmijët ndikohen nga telenovelat, nga broshuarat e Jehovait. Ndalojini!’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat