Arrestohet organizatori që rekrutonte shqiptarë drejt Sirisë

Kronikë e zezë

Arrestohet organizatori që rekrutonte shqiptarë drejt Sirisë

Më: 15 prill 2014 Në ora: 14:44

Ditën e sotme, autoritetet lokale kanë arrestuar një nga organizatorët që ‘luante’ rol kyç përsa i përket dërgimit të shtetasve shqiptarëve për të luftuar në Siri.

Ai është Gerti Pashja. Arrestimi i 30-vjeçarit, është bërë në momentin kur ai ka shkelur tokën shqiptare pasi ka zbritur nga një prej avionëve të linjave nga Turqia në Shqipëri.

Pashja, ndodhej në Turqi edhe pse emri i tij rezultonte në listën e përpiluar nga policia dhe Prokuroria si një nga organizatorët që mblidhte qytetarë shqiptarë dhe bashkë me familjet e tyre dërgoheshin për të luftuar në Siri.

Më 11 mars Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit arrestuan 8 persona, dhe shpallën në kërkim 5 të tjerë të akuzuar si rrjeti që rekrutonte besimtarët myslimanë për luftën e xhihadit në Siri.

Të arrestuarit

Genci Balla, 35 vjeç, lindur e banues në Librazhd, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)

Bujar Hysa, 43 vjeç, lindur në fshatin Bastar, Tiranë e banues në Mëzes, Tiranë, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)

Edmond Balla, 25 vjeç, lindur e banues në Elbasan. (Organizator)

Zeqir Imeri, 34 vjeç, lindur në Dibër e banues në Yrshek, Tiranë. (Organizator, pjesëmarrës)

Verdi Morava, 48 vjeç, lindur e banues në Tiranë, (Financues)

Fadil Muslimani (Dervishi), 53 vjeç, lindur e banues në Elbasan. (Ndihmës)

Astrit Tola, 42 vjeç, lindur në Dibër e banues në Mëzes – Tiranë. (Ndihmës)

Orion Reçi, 37 vjeç, lindur në Zodjan, Peshkopi e banues Tiranë. (Ndihmës)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat