Procedim penal për 2 persona, akuzohen për tjetërsim pronash

Kronikë e zezë

Procedim penal për 2 persona, akuzohen për tjetërsim pronash

Më: 14 prill 2014 Në ora: 20:33

Në qytetin e Peqinit ka nisur procedimi penal për dy persona të akuzuar për tjetërsim pronash. Policia e këtij qyteti ka bërë të ditur se ka nisur procedimi për shtetasit, H.C, 58 vjeç, me detyrë topograf në ZVRPP, Peqin dhe 60-vjeçarin Sh.M, banues po në këtë qytet.

Sipas informacioneve që vinë nga blutë e këtij qyteti, 58-vjeçari me iniciale H.C ka përpiluar dokumente të falsifikuara, ndërkohë që po ky shtetas ka falsifikuar dokumentet për 2000 m² që janë në pronësi të shtetasit A.G, duke ia ka kaluar një shtetasi tjetër.

60 vjeçari me inicialet Sh.M akuzohet pasi ka falsifikuar dokumentet duke marrë 7 dynym tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat