Elbasan, sekuestrohen një sasi municionesh, arrestohet 56 vjeçari

Kronikë e zezë

Elbasan, sekuestrohen një sasi municionesh, arrestohet 56 vjeçari

Më: 14 prill 2014 Në ora: 16:46

Një sasi e konsiderueshme municionesh janë sekuestruar nga Policia në banesën e shtetasit I.S me banim në fshatin Kodër Bujaras të Elbasanit.

Sipas Policisë, mësohet se 56- vjeçari me iniciale I.S u arrestua, pasi ne banesën e tij goditi disa herë me sende të forta djalin e tij 25- vjeç me iniciale K.S. Pasi Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas denoncimit të bërë nga vetë djali i dhunuar, ushtroi një kontroll në banesë dhe gjeti një armë zjarri automatik model 56, një armë zjarri pushkë, si edhe 674 fishekë model 56, të cilat 56- vjeçari i mbante pa leje.

Materialet në ngarkim të 56- vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat