Ekskluzive: Mbi 200 shqiptarë mbahen në burgjet hungareze të dënuar me nga dy muaj burg

Kronikë e zezë

Ekskluzive: Mbi 200 shqiptarë mbahen në burgjet hungareze të dënuar me nga dy muaj burg

Më: 14 prill 2014 Në ora: 00:20

Mbi 200 shqiptarë mbahen të burgosur nëpër burgjet hungareze, shumica të rinj, por edhe familjarë ndër ta edhe fëmijë, mbahen të izoluar nëpër burgjet e Hungarisë. Kapja e tyre kishte ndodhur në kufirin hungarez, duke hyrë ilegalisht me destinacion vendet e perëndimit.
Njëri nga të burgosurit në këto kazamate, i shkruan agjencisë sonë, se ata janë dënuar me nga dy muaj burg, duke qëndruar nëpër reparte emergjente pa kushte elementare higjienike e ambientale. Personi anonim nga rrethi i Klinës (i njohur për redaksinë tonë), shkruan se gardianët dhe policia hungareze janë duke u sjellur mjaft ashpër duke përdorur edhe dhunë ndaj disa të rinjve shqiptarë.
Ja siç i shkruan redaksisë sonë njëri nga të burgosurit: “E nderuar redaksi e standardi.info, nëse keni mundësi ta publikoni këtë njoftim timin nëpër mediat shqiptare për të bërë publike izolimin dhe torturimin e mbi 200 shqiptarëve qe po qendrojmë ne burgjet hungareze, pa kushte elementare dhe nën torturë psikologjike. Ata na maltretojnë dhe torturojnë në format më të ndryshme, vetëm pse ne kemi dashur të kalojmë transit nëpër shtetin hungarez. Do të ishim mirënjohës nëse përmes agjencisë suaj të shpërtheni këtë terr informativ qe po e mbajnë të fshehur mediat publike hungareze. Unë kërkoj nga ju qe të sensibilizoni Qeverinë e Kosovës qe të merr masa që të na shpëton nga burgjet famëkeqe hungareze. Ju them se neper burgjet hungareze numri i të burgosurve mund të jetë shumë i madh dhe e mashtruesit e parajsës duhet te dënohen”, mbyllë letrën e tij njëri nga të burgosurit në burgjet e Hungarisë. Po ashtu azilkërkuesit njoftojnë se përpos terrorit psikologjik, atyre iu merrën të gjitha paratë por edhe iu vjedhin dhe gjësendet tjera me vlerë.
Gjermania mbetet destinacioni kryesor, duke trajnuar 89% të azilkërkuesve nga Ballkani, e ndjekur nga Suedia, Belgjika, Luksemburdu dhe Zvicra. Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia mbesin shtetet më azilkërkues më të mëdhenj nga shtetet e Ballkanit. Kjo për faktin se Kosova është i vetmi shtet në rajon, i cili nuk gëzon lëvizjen e lirë (Liberalizimin e vizave). Ndërkaq, nga Shqipëria vetëm për 5 javët e para numërohen gjithsej 553 aplikime nga shtetas shqiptarë, ku 419 raste rezultojnë në Gjermani, 80 në Suedi, 12 në Luksemburg, çfarë shënon 500% rritje të kërkesave. /Rr.Berisha,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat