Përplasen 2 makina në aksin Tiranë-Elbasan, 6 të plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen 2 makina në aksin Tiranë-Elbasan, 6 të plagosur

Më: 13 prill 2014 Në ora: 22:18

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku gjashtë persona mbetën të plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetërn në Mullet. Në vendin e ngjarjes shkuan dy autoambulanca, ndërsa të plagosurit mësohet se u dërguan me mjete private drejt Spitalit Ushtarak.

Dy makinat e përfshira në aksident janë "Opel" me targa AA 545 GP, dhe "Volkswagen". Ndërsa, polica nga ana e saj ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i aksidentit të kenë qenë kushtet e vështira atmosferike, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve të përfshira në aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat