Grabiti me dhunë një grua, pranga autorit

Kronikë e zezë

Grabiti me dhunë një grua, pranga autorit

Më: 13 prill 2014 Në ora: 19:22

Një person i akuzuar për vjedhje me dhunë është vënë në pranga nga policia e Lezhës gjatë ditës së sotme. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se në pranga ka rënë Fatjon Zefi.

I arrestuari akuzohet se ka grabitur me dhunë një femër me iniciale M.GJ dhe i ka marrë kësaj të fundit bizhuteri dhe sende me vlerë.

Zefi u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Çakalli.” Sipas burimeve zyrtare, ai rezulton si person i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat