Rasti Zymberi: Arrestohet Radomir Radiq

Kronikë e zezë

Rasti Zymberi: Arrestohet Radomir Radiq

Më: 11 prill 2014 Në ora: 14:51

Sot Task Forca Mitrovicë (TFM), e ndihmuar nga Policia e EULEX-it, zbatoi një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për një person 32 vjeçar në Zupç, Kosova veriore. I dyshuari i arrestuar është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë për marrje të mëtejshme në pyetje. Urdhër arresti është kërkuar nga UNMIK-u më 2011.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për Radomir Radiqin.

Sipas tij, ai është arrestuar në Zubin Potok, në ditën e dytë të bastisjeve nga ana e misionit EULEX.

Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare.
Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra, thuhet ne njoftimin e EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat