Pesë të vdekur në veri

Kronikë e zezë

Pesë të vdekur në veri

Më: 11 prill 2014 Në ora: 14:22

Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, sot rreth orës 11:00 kemi pranuar një informacion se në aksin rrugor Mitrovicë-Leposaviq, ka ndodhur një aksident me pasoja fatale, ku dyshohet se pesë persona kanë humbur jetën.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për të zbardhur sa më parë shkaktarët e këtij aksidenti, ku dyshohet se ka lënë pesë persona të vdekur”, ka thënë Kelani.

Ndërsa Indeksonline sipas informacioneve të pranuara nga tereni ka mësuar se vetura ka dalë jashtë rrugës dhe ka renë në ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat