Pranga 4 zyrtarëve, akuzohen për falsifikim dokumentesh

Kronikë e zezë

Pranga 4 zyrtarëve, akuzohen për falsifikim dokumentesh

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:41

Policia e Librazhdit ka arrestuar pesë persona, ku katër prej tyre janë zyrtarë, pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve të pronësisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Sali Terziu, specialist regjistrimi pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Librazhd, Fatmir Kaca, specialist i kadastrës në Komunën Orenj, Xhemal Bozhiqi, topograf në Komunën Hotolisht, Baki Bragjeci, kryeplak i fshatit Zdrajsh të Librazhdit dhe shtetasi Naim Kaca.

Pesë të arrestuarit akuzohen se kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat