Shkodër, RENEA sekuestron 4 mina me telekomandë

Kronikë e zezë

Shkodër, RENEA sekuestron 4 mina me telekomandë

Më: 10 prill 2014 Në ora: 19:36


Në kuadër të një hetimi të mëparshëm sot është finalizuar një operacion i Policisë së Shtetit në Shkodër, ku janë sekuestruar 4 mina me telekomandë dhe është arrestuar shtetasi Pjetër Baba.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu edhe 4 pistoleta e një silenciator.

Lidhur me operacionin në Shkodër janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Operacioni i cili vijon ende është kryer nga Krimet e Rënda dhe RENEA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat