Alarm në fshat, gjenden 50 predha në plehëra!

Kronikë e zezë

Alarm në fshat, gjenden 50 predha në plehëra!

Më: 8 prill 2014 Në ora: 15:26

Persona ende të panjohur kanë zgjedhur vendgrumbullimin e mbeturinave për të hedhur një sasi të konsiderueshme predhash të ndryshme dhe djegore.

Konstatimi i lëndëve plasëse ka alarmuar banorët e fshatit Katund i Ri në Elbasan të cilët njoftuan policinë ndërsa mbajtën vetë të rrethuar vendin për të mos lejuar afrimin e fëmijëve në zonën e rrezikut.

Forca të shumta policia mbërritën në fshatin Katund i Ri dhe morën masat për të siguruar vendin në të cilën u gjetën këto predha. Për disa orë gjatë ditës së djeshme policia ka ushtruar kontroll në të gjithë zonën përreth për të mbledhur predhat.

Ndërkohë që janë mbledhur 50 predha të ndryshme dhe një sasi djegoresh të cilat u transportuan në Tiranë për të bërë çaktivizimin e tyre. Policia e Elbasanit tha për noa.al se ka nisur hetimet për të identifikuar personin që ka hedhur predhat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat