Gjendet pas 10 ditësh trupi i 18-vjeçarit, i cili ra në kanionet e Erzenit!

Kronikë e zezë

Gjendet pas 10 ditësh trupi i 18-vjeçarit, i cili ra në kanionet e Erzenit!

Më: 8 prill 2014 Në ora: 11:54

Pas 10 ditësh kërkime gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit Erjon Alizoti, i cili ra në kanionet e lumit Erzen.
Trupi i pajetë i 18-vjeçarit u gjet nga polumbarët dhe forcat e komisaritatit numër 1 të Tiranës në guvat e kanionit, jo shumë larg vendit ku u rrëzua.
Mësohet se viktima u dërgua rreth orës 10:30 në morgun e Tiranës ku do t'i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore dhe më pas trupi i pajetë do t'u dërëzohet familjarëve.
18-vjeçari Erjon Alizoti u zhduk pasditen e 30 marsit gjatë eskursionit të një grupi të rinjsh në kanionet e Erzenit.
18 vjeçari së bashku me një shokun e tij u rrëmbyen nga rrjedha e Erzenit, ndërsa po lanin duart në ujin e lumit.
Ndërsa Danieli arriti të mbahej pas shkëmbinjve dhe shpëtoi Erjoni nuk u pa më që prej atij moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat