Mbyllen disa barnatore në Gjilan

Kronikë e zezë

Mbyllen disa barnatore në Gjilan

Më: 8 prill 2014 Në ora: 10:16

Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Anti korrupsion në Gjilan në bashkëpunim me Inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicinare kanë bërë implementimin e një plani operativ ku kanë kontrolluar nëntë (9) barnatore nën dyshimin e bazuar se në të njëjtat qarkullojnë barëra të kundërligjshme. Në pesë barnatore janë konfiskuar mall-barna të ndryshme si dhe disa prej tyre me urdhër të prokurorit janë mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat