Sekuestrohen 600 kg kanabis, pranga transportuesit

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 600 kg kanabis, pranga transportuesit

Më: 8 prill 2014 Në ora: 08:42

Rreth 600 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë transportuesi i drogës.

Mësohet se droga është kapur në një kamion gjatë kontrollit në terminal dhe kishte si destinacion shtetin Italian.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur i cili akuzohet për trafik droge.

Ndërkohë, policia është duke hetuar për të bërë të mundur edhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat