Arratisja nga Trikalas, Ilir Kupa i shpeton ekstradimit ne Greqi

Kronikë e zezë

Arratisja nga Trikalas, Ilir Kupa i shpeton ekstradimit ne Greqi

Më: 7 prill 2014 Në ora: 14:47

Ilir Kupa, një nga të arratisurit nga burgu i Trikallës, që u sulmua prej plumbave të policisë greke gjatë arratisjes, doli para Gjykatës së Tiranë për tu njohur me vendimin e ardhur nga drejtësia greke.
Ne Greqi Kupa është dënuar me 10 muaj burg për akuzën e „mos pagimit të taksave dhe detyrimeve shtetërore“ në vitin 2009.Kjo kërkesë e drejtësisë greke, u kundërshtua nga avokati duke e cilësuar antikushtetuese.
Ilir Kupa nga brenda kafazit të hekurt të sallës së gjyqit, kërkoi të mos njihet ky vendim, pasi në kohën e dënimit ka qenë në qelitë greke ne burg.

Gjyqtarja Migena Laska, pasi dëgjoi palët, vendosi të njohe dënimin vetëm për 8 muaj burg, nga dhjete muaj qe kishte vendosur drejtesia greke.
Ilir Kupa, i dënuar në Greqi me 64 vjet burg për grabitje me dhunë dhe armë, në Shqipëri akuzohet vetëm për akuzën e “armëmbajtje pa leje“, pasi në momentin e arrestimit ju gjetën dy pistoleta.
I pyetur në sallën e gjyqit për njohjen me Ilia Karelin, që gjeti vdekjen nga dhuna e gardianëve të burgut të Nigritas, Kupa tha se e njihte ndërsa policia nuk e la të fliste më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat