Ekskluzive/ Flet e ëma e Ilia Karelit: Duhet drejtësi

Kronikë e zezë

Ekskluzive/ Flet e ëma e Ilia Karelit: Duhet drejtësi

Më: 7 prill 2014 Në ora: 08:54

A1Report!” troket në derën e shtëpisë së Kudret Kumes, shqiptarit të vrarë nga torturat në burgun e Nigritas në Greqi, të njohur atje si Ilia Kareli. Një reportazh prekës në Zhupan të Fierit, me nënën e tij Resmien dhe vëllanë Shkëlqimin, që me lot në sy, pas varrosjes së të dashurit të tyre, gjejnë fjalët për të kërkuar drejtësi nga dy shtete. Ngrihet pyetja: Çfarë dhe kush e shtyu Kudretin të arrinte deri atje sa të vriste gardianin grek?
resmie kumeËshtë hera e parë që një shqiptar i torturuar nga gardianët grekë, vdes dhe kthehet në atdhe i masakruar, i gjymtuar. Kështu shprehet gazetari i “A1Report!”, Arsen Rusta, i ndalur pak çaste para shtëpisë dykatëshe, gjysëm të përfunduar, prej nga ku ka dalë më 2 shtator të 2006-ës, Kudreti ose i ashququajturi në Greqi, Ilia Kareli.
Nëna e tij, Resmia, me fotografinë e të birit në dorë, thërret duke qarë: “Bir, çfarë i bëre jetës, bir!”
Sot, realiteti është i zi në këtë familje, pasi ajo ka hapur dyert e mortit dhe nëna e Kudretit, Resmia, shprehet se nuk priste ngushëllime, por urime, pasi kishte planifikuar që djali i saj të niste një jetë të re. në telefonatën e fundit me të emën, ai i kishte thënë: “Nënë, edhe nëse nuk flasim për pak ditë, mos u mërzit, se do të flasim kur të vij në Shqipëri.”!
Familja Kume ka dy djem dhe një vajzë; Kudreti ishte më i vogli.
NËNA E KUDRETIT RRËFEN

"E prisja të vinte nga dita në ditë; e prisja dhe ëndërroja që t’i bëja dasëm dhe në këtë copë shtëpi që bëra këtu, thosha, edhe shi të bjerë, unë do të këndoj këtu. Por nuk më ndodhi kjo; më ndodhi e kundërta. Nuk e dëshiroja këtë gjë që më ndodhi, më erdhi e papritur...Nuk e di, më ndodhi e papritur…

resmie kumeHerën e fundit që më mori në telefon, më datë 25, siç më merrte zakonisht, më tha: - O nënë!- O xhan! - Çfarë po bën? - Ja, po fshin nëna, - i thashë. - Ah, moj nënë, - tha, - të lodha shumë! - Të keqen nëna, për ty po lodhem, të më vish së shpejti, vëlla në shtëpi, se nëna për ty vuan! Të punojmë sëbashku. Kur të vish ti, do punojmë tokën. Që të fejohesh e të martohesh, të krijosh familje, zemër, se nuk është vonë!- Nënë!- më tha. - O bir, - i thashë! - Këtu po bëhen ca rregullime, ja do prishen këto linjat, ndoshta s’të marr për pak ditë, po ti mos u bëj merak, - më tha mua, se nëna gjithmonë bëhet merak. - Të keqen nëna, - i thashë, - nëna nuk bëhet merak, jo një ditë e një muaj, po të rrish edhe një vit, unë të kam të mire, - i thashë, - dhe kujdes me shokët. - Jo, moj nënë, - më tha. - Se i bën zerar vetes, - i thashë, - të rritet dënimi. - Jo për vete, - më tha mua, - por edhe për ty.”
Resmia kujton herën e fundit që i biri u largua nga shtëpia: “Mori pak rroba në një çantë dhe iku, me këmbët e tij. Nuk e kam takuar më. Nga shtëpia ka ikur në 2 shtator 2006. Ja dhe këmisha e tij, ia kam hekurosur, se e dija që do të vonohej. Por, ka edhe një këmishë të pahekurosur.”

"DUHET TE ZBULOHET ÇFARE DHE KUSH E SHTYU KUDRETIN TE VRISTE GARDIANIN GREK"
ilia kareli ne arkivolE ndërsa nëna e Kudretit flet, natyrisht që biseda prek edhe pikën e vështirë, momentin e vrasjes së gardianit. Resmia është e qartë në atë që thotë e kërkon; ajo e pranon dënimit për çdo faj të kryer, por jo torturën, masakrën, hakmarrjen.

“Ndoshta ky ka pasur faj, por e mori dënimin. Tani, dua drejtësi! Kush e çoi deri atje?! Se edhe për atje, ai dënim do të merrte! Po jo në këtë mënyrë siç ia bënë! Këtë e mendoj unë! Unë drejtësinë e kërkoj nga shteti ynë. Për gabimet që ka bërë atje, shteti atje e dënoi. Por për këtë të fundit, që e masakruan…?! Pastaj, çfarë e shtyu atë të arrinte deri atje?

VELLAI: KUDRETI DUHEJ TE DENOHEJ, POR JO TE TORTUROHEJ

Duke ndërprerë bisedën me nënën e Kudretit, i drejtojmë mikrofonin vëllait të tij, Shkëlqimit, që e ka parë në arkivol.
vellaj i kodeli “Kur e pashë me sytë e mi, u trondita shumë, sepse nuk e pandeha që ta shihja në atë faze, që nuk durohej. Komplet i shkatërruar, jo i dëmtuar, s’i kishin lënë gjë më pa i bërë.

Kur të vijë drejtësia në vend dhe kur shteti shqiptar të vërë këtë drejtësi që përmenda, atëherë ne do rrimë të qetë dhe Kudreti - siç e kishte ëndërruar, sepse ai nuk ëndërron më – por unë, vëllai i tij, do rrimë të qetë. Kudreti duhej të dënohej por jo të torturohej, kurse gardianët grekë u hakmorën ndaj tij duke e eliminuar.
Sot, nëntë flamuj janë ngulur përreth varrit të Kudret Kumes. Në fotografinë mbi varr ai shfaqet me një telefon në vesh, që tregon marrëdhënien e tij të ngushtë me të ëmën.
Ekspertiza shqiptare e ka thënë fjalën e saj; tashmë pritet tashmë se si do të reagojë, a do të kërkojnë institucionet shqiptare, llogari nga pala greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat