Konflikti për kromin, pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Gjin Nikës

Kronikë e zezë

Konflikti për kromin, pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Gjin Nikës

Më: 5 prill 2014 Në ora: 11:46

Lufta për galeritë e kromit dyshohet se është shkaku i vrasjes së Gjin Nikës nga Bulqiza, të cilin policia e ka pasur të dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë në to dhe 2 vrasje, atë të Hasan Talja e Qerim Markut.
Arrestimi i tij u bë pasi policia e akuzoi Gjin Nikës si autor i ekzekutimit të biznesmenit të kromit, Hasan Talja mbrëmjen e 17 janarit të këtij viti, në rrugën “Bajram Allaraj” dhe për vrasjen e Qerim Marku. Ndërsa është i dyshuar edhe për një tjetër ngjarje ku u përfshinë disa persona, të implikuar sërish me biznesin e kromit. Bëhet fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të Gentian Kasaj, ngjarje e ndodhur në Don Bosko, më 8 prill 2013 . Për këtë Nika u arrestua më 21 janar 2014
Mbi ngjarjen me Talja, Nika u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë ndërsa u lirua nga Gjykata e Apelit. Policia ka shoqëruar 21 persona në Durrës dhe në Tiranë mbi vrasjen e dyfishtë në Fushë-Krujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat