Dënohen me vdekje tre gangsterë indianë

Kronikë e zezë

Dënohen me vdekje tre gangsterë indianë

Më: 4 prill 2014 Në ora: 16:44

Një gjykatë në Indi dënoi tre burra me vdekje, në përputhje me ligjin e ri që dënon me vdekje abuzuesit seksualë. Burrat u dënuan për përdhunimin e një fotoreportereje në Mumbai vitin e shkuar. Mirëpo, ata ishin edhe ndër pesë burrat e dënuar me vdekje vitin e shkuar për përdhunimin e një gruaje tjetër gjatë një incidenti në qytet. Dy viktimat: një operatore telefonike 18-vjeçare dhe një fotoreportere, u sulmuan vitin e shkuar. Të dyja gjyqet janë mbyllur brenda shtatë muajsh.

Kjo treshe është e para që dënohet sipas ligjit të ri për abuzuesit seksualë. Dënimi i ditës së premte u shpall në një gjykatë në Mumbai, ku gjykatësi tha se “do të ketë zero tolerancë për incidente të tilla”. Ai shtoi se shoqërisë duhet t’i jepet një mesazh i fortë dhe i qartë.

Ashpërsia e dhunës seksuale është rritur në Indi, që prej përdhunimit dhe vrasjes së studentes 23-vjeçare në një autobus në Nju Delhi, në dhjetor 2012. Rasti nxiti protesta në të gjithë botën dhe i detyroi autoritetet indiane të propozonin ligje të reja, më të ashpra, kundër abuzimit seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat