Vdiq në QKUK pasi ra nga çatia e shtëpisë, detaje nga rasti

Kronikë e zezë

Vdiq në QKUK pasi ra nga çatia e shtëpisë, detaje nga rasti

Më: 22 maj 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Të martën në Emergjencën e Gjilanit është dërguar një pacient me lëndime të rënda trupore, ku me pas është transferuar për QKUK Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, pas informatave preliminare është kuptuar se viktima ka rënë nga çatia e shtëpisë ku kishte punuar.

“Në vendngjarje ka dalë patrulla policore si dhe inspektorët e punës. Nga QKUK rreth orës 17:27 është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, njoftoi ai.

Tutje Hashani bëri të ditur se njësiti i hetimeve rajonale së bashku me krim-teknikën dhe prokurorin kanë dal në vendin e ngjarjes, janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, janë zhvilluar intervista me persona në vendin e ngjarjes, ndërsa veprimet e tjera hetimore do të zhvillohen në procedurë të rregullt.

Me urdhër prokurorit, trupi i viktimës u dërgua për obduksion në IML Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat