Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë në Gjilan
Ka vdekur në burrë në Gjilan, pasi paraprakisht iu keqësua gjendja shëndetësore në oborrin e shtëpisë së tij.
I njëjti ishte transportuar në Spitalin e Gjilanit dhe mjeku ka konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete.
Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje.
“Gjilan 20.05.2024 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.